Kryeministri Edi Rama tha sot se shkollat e kopshtet e dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit vazhdojnë të ndërtohen, siç po ndodh me kopshtin “Niko Hoxha” në Kamzë.
Rama theksoi se kopshti “Niko Hoxha”, në Kamzë po rilind më i bukur, më i madh dhe më i fortë.
“200 fëmijë do të rikthehen në këtë 26 nëntor, në mjedise të reja të projektuara sipas standardeve më të mira evropiane”, tha ai.
143 shkolla dhe kopshte të reja me standarde europiane, do të jenë gati brenda vitit 2021.