Shkolla 9-vjeçare “Gosë”, Rrogozhinë, u rrënua 26 nëntorin e shkuar, por këtë 26 nëntor do të rihapë dyert e rilindur, 6 herë më e madhe se ajo para tërmetit, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane. Kështu theksoi kryeministri Edi Rama duke përcjellë pamje nga kantieri i Rindërtimit të kësaj shkolle.

Rama theksoi se 143 shkolla të reja do jenë gati brenda vitit 2021. “143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, tha Rama.