Rreth 640 nxënës të shkollës 9- vjeçare “Hasan Koçi” në Durrës do të kenë në 26 nëntor mjedise të reja për të kryer mësimin. Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotografi me pamje nga puna për ndërtimin e kësaj shkolle, e cila do të jetë me standarde europiane.
“Shkolla 9- vjeçare “Hasan Koçi” në Durrës” do të rihapë dyert në 26 nëntor, e rilindur nga gërmadhat dhe me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane”, – theksoi Rama. Kryeministri u shpreh se “143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”.
Shkolla do të ketë 10 klasa të ciklit të ulët, 8 klasa të përgjithshme për ciklin 9-vjeçar dhe 4 laboratorë, 1 bibliotekë, palestër dhe fushë sporti të hapur, infermieria, dhoma e posaçme për psikologun dhe mjediset ndihmëse të shërbimit. Në qarkun e Durrësit do të ndërtohen 32 objekte të reja arsimore, me financim nga buxheti i shtetit dhe donatorët