Në ditën ndërkombëtare të vajzave edhe këngëtari i njohur Robert Berisha ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim vogëlushes së tij Renee, ashtu si shumë personazhe. “Ti je dielli, hëna ime dhe gjithë yjet. Ti i jep kuptim jetës sime. Gëzuar ditën e bijave”, shkruan Roberti. Nora nuk ka mundur dot t’i rezistojë fotos dhe dedikimit.

“Reneeja ime e bukur”, shkruan ajo. Edhe pse është vënë re gjithmonë raporti perfekt pas ndarjes i Norës dhe Robertit, kjo foto tregon edhe një herë se sa mirë shkon dyshja e njohur dhe kur bëhet fjalë për Renee, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.