Ditën e sotme edhe Ronela ka festë. Këngëtarja e njohur ka ditëlindjen dhe bën 31 vjeç. Ajo e ka uruar e para veten nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Autorja e hitit “Lage” ka postuar në Instagram një kolazh me foto nga fëmijëria dhe krah tyre shkruan se ka qenë gjithnjë e qeshur, qejflie, një hap para dhe që e do jetën, muzikën, njerëzit, pozitivitetin, dashurinë.

Në fund, goca e ditëlindjes e mbyll me një fjali që duhet t’ia themi të gjithë vetes: “Të dua shumë Ron!” Gezuar ditelindjen Ronel! Ti qe ke qene gjithmone e qeshur, qejflie ? (shishja me foton e dyte eshte bosh normalisht) ,nje hap para (me demostrim serish ne foto) ? , qe e do jeten pafund,qe do njerzit me gjith shpirt ,muziken ,dashurine ,pozitivitetin! Kam punu per ket dite prandaj po uroj veten! Te dua shume Ron!Sikundër e dimë këngëtarja për ditëlindjet e saj organizon festa të mëdha me miq e të afërm dhe kështu do bëjë edhe këtë vit. Epo mezi po presim të shohim pamjet.