Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e mprehtë të numrit të rasteve me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se, për së paku dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufizojë tu bimet në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, do të ndalojë pjesëmarrjen e audiencave në ngajrjet sportive, do të mbyllë shkollat e mesme dhe do të kërkojë nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.

Shkalla aktuale e rasteve me koronavirus ka bërë që Çekia të renditet e dyta në Europë, pas Spanjës. Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej 67,843 raste pozitive dhe 636 vi k t ima. Çekia në muajin mars shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme por e hoqi atë dy muaj më vonë.