Konferenca e Pezës mori vendimin e madh historik për t’u bashkuar për të çliruar e ndryshuar Shqipërinë.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përkujtoi sot 78-vjetoritn e Konferencës së Pezës
“Konferenca e Pezës është një shenjë e dallueshme në historinë e Shqipërisë. E mbajtur në një nga udhëkryqet e historisë botërore, Peza zgjodhi pozicionin e duhur në konfliktin botëror që kishte nisur. Ajo synoi t’i bashkonte shqiptarët në rreshtimin e tyre në krah të aleatëve të mëdhenj të koalicionit antifashist”, u shpreh Ruçi.
“Konferenca e Pezës integroi frymëzimet e rilindjes kombëtare dhe të luftrave për pavarësi me idealet antifashiste për çlirim dhe përparim”, tha ai.
“Konferenca e Pezës mori vendimin e madh historik për t’u bashkuar për të çliruar e ndryshuar Shqipërinë, një vendim që inspiron dhe do të vazhdojë të inspirojë shqiptarët, sot e në kohët që vijnë”, u shpreh Kreu i Kuvendit.
“Vizioni dhe mesazhi i Konferencës së Pezës si bashkim për lirinë, janë sot aktual dhe një mësim historik për t’u bashkuar për reformat, Europën dhe partneritetin me aleatët tanë strategjikë”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në përshëndetjen me rastin e 79-vjetorit të Konferencës së Pezës.