Vendvotimet në Rumani janë hapur dhe qytetarët po votojnë për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje po shihen si test për qeverinë e vendit, e cila është qeveri e pakicës. Rreth 19 qytetarë me të drejtë vote po votojnë për të zgjedhur zyrtarët lokalë, presidentët e këshillave dhe kryetarët e komunave. Nga këto zgjedhje pritet që të emërohen 43,000 zyrtarë lokalë.

Zgjedhjet lokale në Rumani fillimisht ishin planifikuar që të mbahen në qershor, por u shtyn për shkak të pandemisë me koronavirus. Ka frikë se për shkak të pandemisë, dalja në këto zgjedhje do të jetë e ulët. Rumania deri më tani ka regjistruar mbi 121,000 raste me koronavirus dhe 4,700 të vdekur.

Sondazhet sugjerojnë se këto zgjedhje do të jenë test për popullaritetin e Partisë Liberale Kombëtare, që udhëheqë qeverinë e pakicës që prej se nga ekzekutivi u largua partia e majtë, Partia Social Demokrate. Partia Social Demokrate kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme më 2016, por në nëntor të vitit 2019 u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi. Kjo parti humbi përkrahjen pas protestave masive që u mbajtën kundër korrupsionit. Në këto zgjedhje, gara më e ngushtë pritet të zhvillohet në kryeqytet, Bukuresht, ndërmjet kandidatit të Partisë Social Demokrate – që aktualisht është kryetar i Bukureshtit – dhe kundërkandidatit të tij nga Partia Liberale Kombëtare.rel