Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po u kërkojnë shteteve që të bëhen gati për të shpërndarë vaksinën kundër koronavirusit muajt e ardhshëm. Presioni shtohet akoma më tepër, ndërsa Amerika pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale në nëntor dhe vaksina do të ishte një fitore e madhe për Donald Trump.
Por a është e mundur të kemi një vaksinë të sigurt para nëntorit?

Faktet tregojnë që jo, shkruan CNN. Fazat e para të testimit të vaksinës filluan në korrik të këtij viti. Dhe duhen të paktën 7 muaj që të realizohen të gjitha fazat, informon dritare.net. Pra praktikisht, nëse gjithçka shkon mirë, një vaksinë është e mundur të dalë në shkurt. Kjo nuk do të thotë se është e pamundur të kesh një përgjigje para kësaj kohe. Nëse një nga vaksinat që testohen është shumë efektive, periudha e eksperimentimit prej 7 muajsh, mund të shkurtohet me 2 muaj. Por sërish, është e pamundur që vaksina të dalë para dhjetorit.