Vetëm pak pasi moderatorja Xhemi Shehu bëri të ditur largimin e saj nga emisioni i humorit “Portokalli”, një lajm i tillë është bërë i ditur edhe për Salsano Rrapin. Burime për “CNA.al” bëjnë të ditur se Salsano s’do të jetë më pjesë e këtij sezoni televiziv, pas 13 vitesh në “Portokalli”.
Mësohet se shkak për këtë është bërë përplasja e tij me drejtorin e “Top Channel”, Ben Blushin, por detaje të tjera s’janë bërë të ditura. Salsano ka dhënë dorëheqjen dhe ende nuk dihet se kush do të zërë vendin e dy moderatorëve të programit. Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu nuk janë të vetmit persona të larguar nga emisioni i humorit, i cili duket se këtë vit do të vijë me ndryshime të mëdha.