Moderatorja Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Së shpejti ata do të bëhen prindër. Moderatorja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj. Gjatë kësaj kohe moderatorja është munduar që ta mbajë shtatzaninë larg syrit të medias.
Së fundmi Arbana është fotografuar nga paparazi ku shihet e kapur për dore me të dashurin e saj,e veshur me një fustan me lule dhe një shapka, teksa bie në sy barku i rrumbullakosur.