Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar përballë sfidave globale, gjatë një ngjarjeje që shënoi 75-vjetorin e organizatës botërore. “Sot kemi një tepricë të sfidave shumëpalëshe dhe një deficit të zgjidhjeve shumëpalëshe”, tha Guterres.
“Fatkeqësia klimatike po afrohet, biodiversiteti po shembet, varfëria po rritet sërish, urrejtja po përhapet, tensionet gjeopolitike po përshkallëzohen dhe pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në pah brishtësitë e botës. Ne mund t’i trajtojmë këto vetëm së bashku”, theksoi ai. Ai, gjithashtu, vlerësoi arritjet e OKB-së, duke vënë në dukje se është shmangur një luftë e tretë botërore.