Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar një fund të shëm tuar për ju dhe “fiks imin” tuaj të radhës. Nëse besoni te shenjat e horoskopit, atëherë do t’ju interesojë të dini me cilat shenja horoskopi nuk duhet të dilni.
Dashi (21 Mars-19 Prill)
Nuk duhet të lidheni me një Bricjap! Dashi thy en rregulla ndërsa Bricjapi bën rregulla. Do ndiheni vazhdimisht të kritikuar dhe do ta fri kësoni Bricjapin që zakonisht sillet aq mirë. Spontaniteti është emri juaj i dytë, ndërsa Bricjapi nuk del dot as për darkë pa bërë një rezervim më parë. Problem tjetër është që Bricjapi është “i martuar” me punën, dhe gjasat janë që ju të ndiheni sikur jeni të lidhur me shefin, jo me Bricjapin tuaj.
Demi (20 Prill-20 Maj)
Mos u lidhni me një Ujor! Juve ju pëlqejnë rregullat e traditat, ndërsa Ujori është shumë robotik. Në lidhje, ju jeni zemra dhe ngrohtësia me një gotë shampanjë dhe çokollata franceze. Ujori vepron në një paradoks të ngatërruar mes logjikës dhe rebe limit. Pas disa takimesh do të kuptoni edhe që nuk ju plotëson materialisht dhe janë shumë kurnacë. Gjërat mund të jenë interesante dhe eksperimentale në krevat, por jashtë tij….!
Binjakët (21 Maj-20 Qershor)
Rrini larg Akrepit. Marrëdhënia juaj do të ishte shumë e nxe htë dhe çdo gjë do të rrotullohej rreth sek sit. Por Akrepi do t’ju kërkojë besnikëri dhe ekskluzivitet që përpara se të putheni. Sha rmi i tyre është tepër manipulues dhe përpara se ta kuptoni, do ju kenë shndërruar në skll avin e mbretërisë së tyre.
Gaforrja (21 qershor- 22 Korrik)
Nuk duhet të dilni me një Shigjetar! Shigjetari është i egër dhe i lirë, e do të hyjë në jetën tuaj si tor nado. Kjo ju duhet që të dilni jashtë guaskës tuaj, por ndërkohë ky proces do t’ju shkaktojë an kth pafund. Shigjetari udhëton, eksperimenton dhe provon gjëra të reja gjithë kohës, e kjo bie ndesh me traditat tuaja, me nevojat për siguri dhe familjaritet. Një Shigjetar nuk do kuptonte kurrë pse ju keni nevojë të kaloni kohë me familjen.
Luani (23 Korrik- 22 Gusht)
Mos u lidhni me një Peshk. Janë ëndërrimtarë dhe do ju magjepsin shpejt. Do ju ngrenë në ajër do ju bëjnë të shkëputeni nga realiteti. Por përtej fantazive, do të kthehet stresuese luhatja e humorit dhe depr esioni. Çdo veprim normal të Peshqve ju do e merrni personale dhe do mendoni se problemi jeni ju. Problem tjetër është që të dyja shenjat nuk dinë të menaxhojnë paratë dhe gjasat janë të mbyteni në borxhe.
Virgjëresha (23 Gusht-22 Shtator)
Larg Peshores! Takimet tuaja të para do të jenë magj ike. Ata do ju vlerësojnë, do ju kuptojnë në çdo gjë. Por kjo nëse do të jeni në gjendje të lini takime. Emri i dytë i Peshores është “ndoshta”. Ata zor se u qëndrojnë planeve dhe nuk përfshihen emocionalisht. Durimi do ju soset dhe kjo do të nxjerrë në pah anën më të keqe tuajën.