DASHI 21. mars – 20. prill
Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë vetëm për t’u ndier mirë dhe të lumtur. Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuojë në harmoninë dhe paqen e jetës tuaj në çift. Për të përfituar sa më shumë bëni më tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave ju beqarët do keni mundësinë të realizoni një takim premtues. Për të menaxhuar më mirë të ardhurat duhet të kërkoni ndihmën e dikujt. Sigurisht që paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund të jesh i lumtur pa të tilla. Kujdesuni më shumë për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Në jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu bëjë edhe një propozim interesant.
DEMI 21. prill – 21. maj
Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëni nëse vuani nga diabeti. Sipas Dritare.net, në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Planetët do ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshe do ndiheni shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Ju beqarët duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besoni verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje do i kaloni sfidat që do ju dalin këtë periudhe dhe gjendja do filloje të përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët do keni ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Do ju duhet ende kohë të prisni për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga ndryshimet e temperaturave. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Kjo do jetë një javë vendimtare për ju. Nëse jeni në një lidhje do kaloni ditë me emocione të forta do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shumë i trishtë. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe për këtë duhet të falënderoni yjet. Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Në pune do jeni energjike dhe luftarakë. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni të gjithë. Vazhdoni kështu dhe shumë shpejt keni për t’u bërë ju shefat.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare. Sipas Dritare.net, në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm këtë jave dhe më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet të shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Mundohuni të luftoni edhe me kokëfortësinë. Ju beqarë, nëse doni të krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Jeta juaj do jetë e ndarë edhe në një pjesë më shumë. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë në anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merrini gjërat shtruar.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Yjet do i keni në krah këtë javë, por ju do jeni të pabindur dhe do bëni gabime. Në jetën tuaj në çift tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjithë kohës. Nuk do jeni aspak të qetë dhe ndonjëherë do e ngrini zërin më shumë sesa duhet. Ju beqarët do bëni çmenduri gjatë gjithë javës vetëm e vetëm që të afroni një person interesant. Sektori i financave në shumë momente do jetë delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim që do kryeni në mënyrë që të mos mbeteni keq më pas. Shëndeti do ketë goxha probleme sidomos nga ato që lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin që do konsumoni dhe pini sa më shumë lëngje. Në punë do jeni autoritarë dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Gjate kësaj jave do preferoni të mendoheni e të reflektoni gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit edhe pse nuk do keni shumë kohe për të qëndruar me partnerin tuaj do gjeni kohë dhe do i sqaroni edhe dyshimet që keni pasur. Harmonia dhe buzëqeshja do ju rikthehen si më parë. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni të nxituar sepse personat që mund të afroni pas vetes mund t’iu krijojnë më shumë çaste të hidhura sesa të gëzuara. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe kjo ka për të sjellë probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini të kryeni dot as shpenzimet më të domosdoshme. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer. Mund të keni shqetësime nga mëlçia ose stomaku të cilat nuk duhen lënë pas dore. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe vetëm me këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Këtë javë nuk duhet t’i përshpejtoni aspak gjërat sepse do futeni në rrugë të gabuara. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të shqetësoheni aspak sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona që keni pëlqyer prej kohesh dhe do siguroheni se ata janë të duhurit. Për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzimet. Për shëndet akoma më të mirë duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve.