Këto shenja të Horoskopit e kanë ndjenjën e kundërshtimit në “gj ak”, por nuk duan të kundërshtohen nga të tjerët.

Demi

Njerëzit e kësaj shenje e nisin diskutimin atëherë kur nuk pajtoheni me ta. Por, pasi të fillojnë me argumentet e tyre, është shumë e vështirë t’i përballoni. Ata nuk do e pranojnë kurrë nëse janë gabim sepse mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë. Ata janë shumë të sigurtë për mendimet dhe këndvështrimet që kanë, madje mund të mbrojnë siç duket çdo veprim të tyre.

Akrepi

Bëni kujdes me njerëzit e kësaj shenje të Horoskopit. Nëse i cënoni sadopak, ata do bëjnë çmos që t’ju lëndojnë me fjalët e tyre, edhe pse do ju duket sikur s’kanë bërë gjë. Akrepat pëlqejnë diskutimet, por urrejnë që dikush t’iu rezistojë dhe kur ndodh tregohen agresivë me fjalë. E duan shumë vëmendjen dhe mund të shndërrohen tërësisht nëse vini në dyshim argumentet e tyre.

Gaforrja

Personat e kësaj shenje kanë shumë besim në vetvete. Ata gjithashtu e vlerësojnë shumë veten dhe duan të imponohen dhe të imponojnë zgjedhjet e tyre në fushën profesionale, në familje e në shoqëri. Bëni kujdes kur të flisni me ta, pasi duhet të tregoni shumë të sjellshëm, përndryshe do t’ju lëndojnë me fjalët e tyre. Zakonisht janë të qetë, por në diskutim e sipër, kur t’i kundërshtoni nuk përmbahen dhe i kujtojnë edhe “sherret” e vjetra.

Luani

Është fakt që luanët duan të dominojnë përherë dhe t’i kundërshtoni, ndoshta do përjetoni ndonjë eksperiencë aspak të mirë. Nëse mundoheni t’i kundërshtoni, t’iu jepni urdhra apo t’iu impononi zgjedhjet tuaja do acarohen dhe do inatosen. Kështu që duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur të jepni argumente kundër tyre.

Binjakët

Njerëzit e kësaj shenje nuk e kanë të theksuar ndjenjën e kundërshtimit, por reagimet e tyre në një diskutim varen nga humori në të cilin janë. Pra, nuk mund t’i parashikoni përgjigjet e tyre, prandaj duhet të tregoni kujdes.