Pavarësisht situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19, në 8 muajt e parë të vitit janë kryer 351 675 konsulta online nga mjekët e familjes. Specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor informojnë se 351 675 konsulta online janë kryer gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2020 nga mjekët e familjes.

“Punojmë çdo ditë për t’i shërbyer çdo pacienti në kohë dhe me cilësi. Jemi edhe online për çdo nevojë që keni për mjekun apo farmacistin tua. 351 675 konsulta online janë kryer gjatë periudhës janar-gusht 2020 nga mjekët e familjes në Kujdesin Shëndetësor Parësor’’, thonë specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

8 695 profesionistë në Kujdesin Shëndetësor Parësor janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor afër vendbanimit.