Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që duke filluar nga dita e hënë të ndalohen grumbullimet e më shumë se 6 personave. Kufiri ligjor deri tani ka qënë 30 persona. Ligji i ri do zbatohet në vendet publike dhe private, duke përfshirë shtëpitë, restorantet dhe parqet.
Qeveria po përpiqet të ndalë hovin e ri të shpërhimit të rasteve Covid që u janë atribuar, në një pjesë të madhe, të rinjve që marrin pjesë në festime dhe duke injoruar rregullat e distancimit shoqëror. Downing Street tha se veprimi urgjent është i nevojshëm pas rreth 3,000 rasteve pozitive ditore të raportuara të dielën. Shifra ra në të paktën nën 2,500 të martën. Britania e Madhe ka numrin më të lartë të vd ekjev e nga virusi në Evropë.