Ushqimi i shëndetshëm mund të forcojë mbrojtjen tuaj kundër një mori sëmundjesh kronike, sidomos atë të zemrës e cila është dhe një shqetësim i madh në të gjithë botën. Dietologët thonë se një dietë e mirë dhe e shëndetshme përmban fruta dhe perime, drithëra, arra, peshk dhe vajra bimorë. Në një studim të botuar në “The Journal of nutrition”, njerëzit që hanin në varësi të një diete që përputhej me organizmin e tyre, kishin 33% më pak mundësi të prekeshin nga sëmundjet e zemrës, 33% më pak mundësi të prekeshin nga diabeti dhe 20% më pak mundësi të merrnin goditje në tru në krahasim me njerëzit që nuk ndiqnin dietë dhe hanin në mënyrë jo të shëndetshme. Theks i madh vihet në ushqimet që hamë, por e rëndësishme është dhe periudha kohore e ngrënies.

Sarah Brewer, Drejtoreshë e “Healthspan”, kompanisë farmaceutike më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar hodhi dritë mbi kërkimet aktuale në këtë fushë. “Kufizimi i marrjes së kalorive mund të zgjasë ndjeshëm jetëgjatësinë tuaj edhe pse ju mund të mos e pëlqeni këtë gjë.” tha ajo. Fatkeqësisht, siç shpjegoi Brewer, ju duhet të kufizoni marrjen e kalorive në 60-70% të nevojave tuaja ditore për të zgjatur jetëgjatësinë tuaj me 30-50%.Sidoqoftë, ngrënia çdo ditë të dytë (domethënë agjërimi një ditë dhe  ngrënia e asaj që ju pëlqen ditën tjetër) duket se ka përfitime shëndetësore që vihen re brenda dy javësh. Kjo strategji vjen nga studiuesit që publikuan studimin e tyre në revistën “Medical Hypotheses”.

Studiuesit treguan se kjo strategji mund të përmirësojë rezistencën ndaj insulinës, astmës, alergjive, infeksioneve, sëmundjeve autoimune, problemet e zemrës dhe simptomat e menop auzës. Gjithashtu mund të vonojë, parandalojë ose përmirësojë sëmundje neurologjike të tilla si Alzheimer, Parkinson dhe skleroza e shumëfishtë.

Këshilla të tjera të rëndësishme “Ushtrimet mund të ndihmojnë të mbash trupin dhe zemrën në formë si dhe të moshuarit duhet të bëjnë ushtrime për të marrë përfitime të ndryshme.” tha Brewer. Studime të shumta kanë treguar se një sasi dhe cilësi minimale e ushtrimeve zvogëlon rrezikun e vd ek jes, parandalon zhvillimin e kancereve të caktuara, ul rrezikun e osteoporozës dhe rrit jetëgjatësinë. Brewer tha se një studim që përfshinte më shumë se 10,000 persona zbuloi se ushtrimet zvogëluan numrin e vd ek jeve të lidhura me moshën nga të gjitha shkaqet me gati një të katërtën, edhe nëse ushtrimet nuk ishin filluar deri në moshën e mesme. “Në veçanti, vd ek j et nga sëmundja koronare e zemrës u ulën me 41% dhe rreziku i goditjes në tru u zvogëlua me 50%.” tha ajo.

Ushtrimet e rregullta gjithashtu parandalojnë diabetin. “Si “studimi i Parandalimit të Diabetit” në Finlandë ashtu edhe “Programi i Parandalimit të Diabetit” zbuluan se ndryshimet në stilin e jetës nga pacientët me rre zik të lartë, ulën rrezi kun e diabetit të tipit 2 me 58%” raportoi ajo. Për më tepër, stërvitja e moderuar duket se zvogëlon rre zikun e ka ncerit, veçanërisht ato të zorrës së trashë, rekt umit dhe mi trës. Sipas NHS(National Health Service), të rriturit duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet aerobik me intensitet të moderuar, të tilla si çiklizëm ose ecje të shpejtë, çdo javë.(Express, “Si”)