Sfidat me të cilat përballemi të gjithë mund të bëhen mjaft dërrmuese dhe një nga gjërat më të vështira është të qëndrojmë pranë një anëtari të familjes ose një miku të ngushtë kur po kalon një dhimbje të madhe. Askush nuk meriton të ndihet u tronditur dhe i trishtuar për një kohë të gjatë, kështu që nëse mundemi, bëjmë gjithçka që kemi ne dorë për të kuptuar se si të gëzojmë atë person. Secila prej shenjave të astrologjisë ka mënyrën e vet të kalmit të një situate të trishtuar apo të tensionuar. Disa shenja janë më të mira për te përcjellë pozitivitetin tek ai person që ka nevojë. Për fat të mirë, astrologjia dhe horoskopi janë udhëzues mirë për të kuptuar kujt duhet ti qëndrojmë pranë.
Dashi: Për t’ju ngritur humorin do të gjejë një zgjidhje të papritur dhe shumë të vecantë si p.sh një xhiro me kuaj, një udhëtim të shkurtër apo një park lojrash. Demi: ka një mënyrë më të thjeshtë për të sjellë paqen dhe mirësine tëk dikush që është I mërzitur. Ai preferon përqafimet, mesazhet e bukura, gatimin dhe muhabete për të larguar mëndjen.
Binjakët: mundohen ta heqin mërzitjen me anë të humorit. Një film për të qeshur do të ishte ideali! Gaforrja: Janë dëgjues të mirë, nuk ka zgjidhje më të mirë për ta se sa të dëgjojnë të tjerët në mënyrë që të shfryhen dhe më pas të ndihen më mirë.