Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kryetarja e PS Tiranë, Elisa Spiropali ka inspektuar sot punimet e e rrugës “Artan Lenja”.
“Njësia 7, Rruga “Artan Lenja” është një ndër investimet e Bashkisë Tiranë ku puna vazhdon me ritëm të shtuar për të kompletuar këtë nyje të rëndësishme të infrastrukturës së kryeqytetit që lidh zonën e ish-nyjes së betonit, Fushën e Aviacionit me Laprakën”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali shtoi se “punët e mira janë motivi i politikbërjes sonë”. “Në këtë frymë, bashkë me Etildën, Besnikun dhe Aldrinin diskutuam me ekipin socialist të Njësinë Nr. 7 për t’i dhënë hov organizimit në çdo lagje të kësaj njësie”, u shpreh Spiropali. “Kontrata e besimit që kemi me qytetarët duhet të forcohet për një mandat të tretë historik që transformimi i Tiranës dhe i Shqipërisë të mos ndalet”, përfundoi Spiropali.