Fillimi i sezonit të Neymar është bërë si një “film hor ror”. Ylli i PSG nuk mundi të luante javën e parë të Ligue 1 për shkak se rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit. Po kështu, mungoi në ndeshjet e javës së tretë dhe të katërt, ngaqë u pezullua për sherrin (grushtin mbas koke kundërshtarit) në derbin kundër Olympique Marseille. Siç raportohet nga “L’Equipe”, ai nuk do të jetë as kundër Angers të premten, për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës.

Ish-lojtari i Barcelonës u dëmtua në fund të ndeshjes së të dielës kundër Stade Reims dhe prania e tij në ndeshjen e së premtes është përjashtuar praktikisht. Përveç kësaj, Komisioni Disiplinor i LFP do të marrë një vendim të mërkurën në lidhje me fyerjet e pretenduara raciste ndaj Sakai dhe homofobizmin kundër Álvaro González.

Neymar përballet me një sanksion (pezullim), që mund të arrijë deri në dhjetë ndeshje. Domethënë, nëse një dënim i tillë konfirmohet, braziliani nuk do të luante deri në vitin 2021 në Ligue 1. Një ndëshkim që do të bashkohej me katër ndeshjet e Di María, që fillojnë të hyjnë në fuqi nga kjo javë e kampionatit.