Cila është marrëdhënia midis vaksinimit nga gripit dhe Sars-Cov-2?
Një studim i ri i kryer nga qendra e kardiologjisë Monzino në Itali zbulon se në periudhën e bllokimit ishte e mundur të vëzhgohej një lidhje proporcionale por dhe e kundërt midis vaksinimit nga gripi dhe numrit të infeksioneve dhe vde kjeve nga Covid në rajonet italiane dhe se një rritje prej 1% e mbulimit të vaksinimit do të kishte bërë të mundur shmangien e 1989 vde kjeve nga Covid 19.
Mauro Amato, studiues në qendrën e kardiologjisë Monzino u shpreh se “Ajo që bëmë ishte të lidhnim të dhënat rajonale mbi normat e vaksinimit të gripit nga viti i kaluar me ato të përhapjes së Covid te mbi 65 vjeçarët”. Sipas tij, ajo që doli nga rezultatet tregoi se prevalenca e infeksioneve Sars-Cov-2, pranimet në spital me simptoma që i atribuohen Covid, pranimet në kujdes intensiv dhe vde kjet, të gjitha rezultuan më të larta në rajone ku vaksinimi kishte qenë i ulët”.
Lidhja shkakësore
Sipas Amato, ky është një fakt i cili është konfirmuar gjithashtu nga rezultatet e hulumtimeve të ngjashme të kryera në vende të tilla si Brazili dhe që nëse tani për tani nuk mund të tregojë një lidhje shkakësore midis vaksinës së gripit dhe Covid, ajo përsëri na lejon të formulojmë disa hipoteza.
“Dihet që tek fëmijët, Covid 19 paraqitet me një incidencë më të ulët dhe simptoma që priren të jenë më të lehta”, – thekson Damiano Baldassare, koordinator i studimit. “Midis hipotezave të propozuara për të shpjeguar këtë rezistencë të lartë te fëmijët ekziston edhe fakti që në moshën pediatrike ata i nënshtrohen vaksinimeve të ndryshme të cilat mund të çojnë në krijimin e imunitetit”.
Efekti i sinergjisë
Me pak fjalë, vaksinat jo vetëm që mbrojnë kundër patogjenit të cilit i adresohen, por priren të rrisin reagimet imune të trupit në mënyrë të përgjithësuar, dhe kjo mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër Sars-Cov-2 gjithashtu, duke ulur shanset e infektimit dhe duke zvogëluar ashpërsinë e simptomave dhe komplikimeve. “Ne kemi vlerësuar se një rritje prej 1% e mbulimit të vaksinimit te mbi 65 vjeçarët mund të kishte shmangur 78,560 infeksione, 2,512 shtrime në spital, 353 shtrime në spital në kujdes intensiv dhe 1,989 vde kje nga Covid-19”, thotë Amato.
“Mesazhi që vjen nga studimi ynë është padyshim që të inkurajojë kryerjen e vaksinën kundër gripit në muajt e ardhshëm, si për mbi 65 vjeçarët ashtu edhe për popullatën në përgjithësi”. Nëse vaksinimi i bën të moshuarit dhe fëmijët më rezistentë, ka të ngjarë që do të bëjë të njëjtën gjë edhe te grupmoshat e tjera. Prandaj sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më shumë do të rritet rezistenca e popullatës ndaj virusit, dhe për pasojë qarkullimi i tij do të ulet.