Sipas mediave të huaja shkencëtarët thonë se ky zbulim mund të jetë çelës në gjetjen e jetës aliene në planet, duke nënvizuar se për të patur jetë duhet të ketë ujë në gjendje të lëngshme. ITALI- Disa “trupa ujorë” janë zbuluar nën sipërfaqen e planetit Mars. Studimi i fundit i kryer nga Elena Pettinelli, Sebastian Emanuel Lauro dhe Roberto Orosei, nxjerrë në pah praninë e sipërfaqeve të lëngshme nën dhe mbi sipërfaqen e planetit të kuq, në polin e jugut. Të tre përdorën teknika të huazuara nga satelitët e Tokës për të studiuar liqenet nën akullnajat Antarktik.

Sipas mediave të huaja shkencëtarët thonë se ky zbulim mund të jetë çelës në gjetjen e jetës aliene në planet, duke nënvizuar se për të patur jetë duhet të ketë ujë në gjendje të lëngshme. Po ashtu ata thonë se ky zbulim do të ndihmojë në “mbrojtjen planetare”, ku në misionet e ardhshme, njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm të mos e kontaminojnë ujin me jetë nga Toka. Zbulimi u krye nga instrumenti MARSIS Radari Mars i Avancuar për Nëntokën dhe Ionosferën Zanore, që ndodhet në paisjen Mars Express e Agjencisë Hapësinore Europiane, ku sipas studiuesve ky instrument mund të dërgojë impulse që depërtojnë tokën dhe akullin, duke i lejuar shkencëtarët të zbulojnë çfarë ka nëntokë pa qenë nevoja për të gërmuar.

Shkencëtarët zbuluan se trupat ujorë janë “tretësira hipersaline”, pra uji ka përmbajtje të lartë të kripës, çka shpjegon edhe pse nuk arrin të ngrijë pavarësisht nga temperaturat shumë të ulëta në polin e jugut. Në vitin 2018, studiuesit duke përdorur atë instrument njoftuan se kishin gjetur një liqen të madh nën sipërfaqen e Marsit. Por studimi u vu në dyshim edhe nga ekspertët të cilët pyetën nëse shkencëtarët kishin mbledhur mjaft detaje mbi natyrën e trupit për të ditur me siguri nëse ishte një trup me ujë të lëngshëm. Burimi: Independent