Su lmuesi uruguaian nuk ia ka mbyllur ende dyert kampionit aktual italian, edhe pse më shumë ka gjasa të qëndrojë në Barcelonë Transferimi i Luis Suarezit në Juventus mund të ndodhë ende. Su lmuesi uruguaian qëndroi në Itali të enjten për provime të gjuhës italiane, pasi ai po planifikon ta marrë pasaportën italiane. Edhe pse Juventusi e ka bërë të vetin Edin Dzekon, nuk përjashtohet mundësia që edhe Suarez të përfundojë tek “Zonja e Vjetër”.

I pyetur nga mediat italiane nëse ekziston ende mundësia që t’i bashkohet Juventusit, ai është përgjigjur: “Po, ka mundësi”. Suarez është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Barcelonën. Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të lëvizë nga “Camp Nou” para 5 tetorit, kur do të mbyllet afati kalimtar.