Nga Frrok Çupi/

A nuk shikoni se nuk jeni vetëm ju, ka njerëz, mos qëll oni o të marrë?… Këto fjalë i ka thënë Jaroslav Hashek, në kohë luf te, dhe ia veshi personazhit të tij deputet me emrin Shvejk. Edhe mbrëmë në një televizion ish deputeti Lul Basha foli sikur nuk ka më këmbë njeriu të gjallë në këtë botë, veç tij dhe llojit.

Nuk besoj se njerëzit rreth tij do ta marrin për keq sikur përballë fjalëve të Lul Bashës të vija ndonjë pasazh nga ‘Shvejku’ i famshëm. Nuk ma merr për keq, sepse te Luli nuk gjej asgjë të përbashkët me Shvejkun veçse edhe ky si Shvejku është përherë i binduri para pushtetit, merr atë që gjen qoftë edhe 5 lekë ose 13 milionë euro… Edhe një gjë tjetër: O zot, ç’lumë fjalësh për të mos thënë asgjë!- si njëri edhe tjetri. As ky nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen, aq më pak përgjigjet…

Mbrëmë, në një televizion, Lulin e PD e pyetën ‘a do ta bëni prapë president Ilir Metën?’. Lulit i erdhi në shteg për t’u diferencuar nga budallenjtë që i gjen rrugëve pa numërim. Mirëpo nuk e bëri, se mund të thoshte: ‘A nuk shikoni ku ka rënë Meta, edhe president ta bëjmë!?’. Ka qëll uar që edhe budallenjve iu kanë vënë para mikrofonët dhe i kanë pyetur: ‘Sikur ti të ishte mbret i Shqipërisë, çfarë do të bëje me këta njerëz?’.

Këta të shkretë, që i marrin seriozisht përgjigjet, ndalen pak, marrin frymë, fshijnë pak jargët dhe fshehin dhëmbët e rënë, rrinë gatitu dhe përgjigjen: ‘Të isha unë mbret! Të isha mbret?… Po do t’i rrasja të gjithë në burg!’. Si nuk i tha mendja asnjërit prej tyre që të përgjigjet: ‘Ik ore, idiot! Unë mbret? A nuk më shikon si jam? Ik tutje!’. Sikur të ndodhte kështu, atëherë do të ishim në situatë normale. Por këtu nuk su ndon normaliteti, jo thjesht në rrugë ku lëvizin të marrët.

Lul Basha, në këmbë të kryetarit të PD, shpalosi mbrëmë programin për zgjedhje, ku shfaqej vetëm një fatkeqësi; të gjitha të tjerat ishin paradiso: E keqja ishte vetëm se zgjedhjet nuk janë një javë para datës 25 prill- tha Luli,- me qëllim që ‘njerëzit ta kapin qiellin një javë para datës 25, tha Luli. Po haj, mo!’.

-Ilir Metën mund ta kemi president për mandatin tjetër, por edhe mund t’i japim detyrë tjetër të rëndësishme!- tha.

Ta marrim Lulin si një Shvejk të vërtetë?

Sikur të ishte, kjo është mrekullia. Josef Shvejk ishte një mençuri e lartë, e fshehur në ‘idiotësi’, përfaqësuese për një situatë luf te idiote të para njëqind e sa viteve të shkuara. Sikur Luli të jetë Shvejk, ky është lajmi më i mirë në botë. Se po të jetë ‘i mençuri Shvejk’, atëherë mbrëmë paska tallur menderet me Ilir Metën- njeriun ikonë botërore të korrupsionit dhe të neverisë- që këtu e përtej Pragës ku pinte birrë Hasheku. Por nëse ai e bën këtë me Metën, atëherë po guxon të tallet edhe me krijuesin e tij, zotin Berisha. Këtij i dha mbrëmë mandatin e deputetit ‘ku të duash’. ‘Ku të duash, zoti Berisha, e ke prej meje…, jo prej vetes- më fal’. PD-së i dha 100 mandate në Kuvendin e ardhshëm, 50 mandate për Metën, nga 10 mandate për Nardin, Vangjelin, Gonin, Dashamirin e Dashakeqin… U bënë 210 deputetë… A mbeti njeri pa shpërblyer? Jo. Atëherë çështja mbyllet këtu: Luli është tallur mbrëmë me të gjithë ata që përmendi, edhe me veten. Ky është Shvejku i vërtetë. “O Shvejk! O Shën Mëri! Do t’ju pushkatoj! Hajvan! Gomar! Të jesh kaq budalla, kaq idiot?!”. “Si urdhëroni, tamam ashtu është, zoti toger, unë jam idiot!”- përgjigjet Shvejku në librin e dytë.

A na ecën, vallë, formula me këtë Lul?

Nuk na ecën?! Atëherë Luli i paska thënë ato fjalë seriozisht? Dhe mendon se ka thënë të vërteta mbrëmë? Zot na ruaj! Atëherë Luli ka probleme, ai nuk shikon se përballë ka njerëz. I duket fusha shkretë, asnjeri, as milingona, as vila, as ushtarë dhe as togerë. Në mes të betejës me topa, Shvejk pat thirrur me sa zë kishte: ‘Ore budallenj, pse qëlloni?, a nuk shikoni se ka njerëz?!’.

Po nuk thonë kot se mali nuk duket kur e ke afër. Luli dhe ‘dashakeqët e dashamirët’ kanë përballë dhe shumë afër një shumicë absolute, një popull të tërë që e ka pësuar në deje prej këtyre dhe nuk u afrohet më sa të ketë jetë. Përballë ka një popull normal që është kushedi sa herë më shumë numerikisht se njerëzit jo-normalë. Këta, që janë shumicë absolute, nuk bien më në duar të Lulit e Metëve, sepse i kanë provuar. A prapë të ndoten para kombeve të përparuar dhe të votojnë vulgaritetin, hajutërinë, zjarrin, vulgaritetin, luf tën, shkretimin…? Jo, ore, nuk ndodh kurrë. Këta tani thonë se ka ‘të djathtë’ e ‘të majtë’- që është një mashtrim tjetër. Vetë Haveli, edhe ky filozof i Pragës, pat thënë se ‘komunizmi u rrëzua në konsensus me komunistët’. Këtu PD ka fituar vetëm një herë, viti 1992, kur fitoi bashkë me komunistët; tani nuk ka më! Tani nuk gënjehen më njerëzit; këtu- si edhe në botë- nuk ka ideologji, ka situatë normale në shumicë, (që në fakt mban rruzullin në orbitë) , dhe një situatë anormale që gërryen. Në lugun e situatës anormale nuk bie kurrë shumica.

Shumica është përballë Lulit dhe shokëve të tij. Josef Shvejk do të thërriste; ‘A nuk shikon, ore, ka njerëz?!’