Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 446 inspektime si pjesë e Taskforcës antiCovid, për zbatueshmërinë e protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së virusit COVID-19. Gjatë inspektimeve janë dhënë dhjetë paralajmërime në biznese ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, mungesë të Planit 3D etj.
Në çdo monitorim Taskforca vijon të këmbëngulë në zbatimin e protokolleve të sigurisë nga çdo biznes, për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 41 mostra kryesisht në monitorim të qumështit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon punën pandërprerë në terren me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.