Thoni ç’të doni, por të publikosh foto pa grim në ditët e sotme quhet guxim dhe shumë pak personazhe të njohur e bëjnë këtë. I kemi parë të lyer e të zbukuruar, por sa prej tyre kanë iniciativën t’i tregojnë botës fytyrën e vërtetë, pa pudër, konture, qerpikë e gjithçka tjetër? Reperja e njohur Tayna e bëri këtë gjë sot, duke po zuar si rrallëherë pa pikë makeupi në fytyrë.
Në InstaStory, ajo ndau një foto para pasqyrës ku shfaqej shumë natyrale dhe dukej si një vajzë e vogël, për shkak të freskisë së lëkurës së saj.
Në fakt, reperja po bëhej gati për ndonjë klip apo photoshooting, por na e dha sot kënaqësinë ta shohim bio, siç e ka bërë nëna. Ç’mendim keni? Si ju pëlqen Tanya më shumë, me apo pa grim?