/Numri i të punësuarve si dhe fondi i pagave shënuan rritje gjatë tremujorit të dytë të këtij viti në aktivitetet e energjisë elektrike, gazit dhe avullit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,9%.

Por ndryshe nga të punësuarit dhe pagat, si shitjet në volum ashtu edhe prodhimi shënuan ulje për këtë periudhë.

“Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 18,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 24,2%”, thuhet në raportin e publikuar sot nga INSTAT, “Prodhuesit e të mirave”.