Thiago Alcantara, që ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Liverpoolin, thotë se largimi nga Bayern Munich është “vendimi më i vështirë” në karrierën e tij. Mesfushori spanjoll ende nuk është zyrtarizuar nga Liverpooli, por Thiago, 29 vjet, i ka dhënë lamtumirën Bayernit përmes një letre të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Ai është blerë për 20 milionë funte plus 5 të tjera bonuse dhe do të nënshkruajë kontrat 4-vjeçare.
Thiago ka falënderuar Bayernin për vitet e mrekullueshme “që i kam kaluar atje”. Ai thotë se “jam rritur dhe kam mësuar shumë në këtë klub të mrekullueshëm”. Ndër të tjera, duke treguar se ka përjetuar momente nga më të ndryshmet, Thiago tha se shkoi në Bayern si i ri për të fituar gjithçka, por largohet si burrë që ka realizuar gjitha ëndrrat që mund t’i ketë një futbollist.
Thiago insiston se kishte nevojë për një ndryshim, dhe për atë po largohet për një sfidë të re, por kurrë nuk do të harrojë klubin që i dha shumë për shtatë vite me radhë. Premierliga është destinacioni i ri i Thiagos dhe Liverpooli pritet ta bëjë së shpejti zyrtare blerjen e spanjollit.