Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, foli në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Numri një i stolit mendon se sulmuesi mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
“Cristiano mund të luajë edhe për pese vite të tjera, por ai nuk e di nëse mundet ta bëjë diçka të tillë. Mund të vijë një pikë kur ai mund të mendojë se nuk mund t’ia dalë më dot, pasi nuk do të jetë më në këtë formë.
“Ronaldo është një lojtar që nuk dëshiron ta ulë nivelin e tij dhe kur të jetë afër fundit ai do të heqë dorë vetë,” tha Santos për TVI24.