Një institucion në Britaninë e Madhe është detyruar t’u kërkojnë falje qytetarëve. Këshilli i Stockport u kërkoi banorëve që ta trajtojnë koronavirusin sikur të ishte vjehrra e tyre.

“Hileja për distancimin social është të veproni sikur vjehrra është nëpër çdo cep të shtëpi”, tha përmes një statusi Këshilli i Stockport në Britaninë e Madhe.

Ky postim ndezi komente dhe zemërim nga përdoruesit e mediave sociale të cilët theksuan rritjen e dh unës në familje gjatë bllokimit, e cila prek në mënyrë disproporcionale gratë.

Pas kësaj, një zëdhënës i Këshillit të Stockport deklaroi: “Këshilli ka hequr postimet në rrjetet sociale. Ne kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuar“.