Jeta për Jonida Vokshin ndryshoi totalisht, pasi ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushen e quajtur Emi. Si aktorja, ashtu edhe partneri i saj Besnik Krapi, janë “çmendur” pas bebushes e cila është tashmë kuptimi i jetëve të tyre. U bënë tre muaj që çifti jeton me një bekim në shtëpi dhe sigurisht këto kanë qenë ditët më të bukura për të dy.

Në tremujorin e lindjes, Jonida nuk ngurroi të ndajë në Instagram një foto të ëmbël të Emit, të cilës ende nuk ia ka zbuluar portretin. Krahas saj, aktorja i shkruan të bijës fjalët më të ëmbla të dashurisë. “3-mujori na gjeti duke bërë abdominale. Si sot 3 muaj më parë, jeta ime mori tjetër kuptim falë teje Emi ime, drita e syve të mi që vdes fare mama për ty!”- shkruan Jonida. Ne jemi tepër kuriozë për portretin e Emit! Kujt i ngjan ajo më shumë, mami Jonidës apo babi Besnikut? Mbetet për t’u zbuluar!