Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish në lidhje me takimin e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Trump e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhepresidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilët shkuan në Washginton dhe nënshkruan marrëveshjen.
Përmes një postimi në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruhet se sipas presidentit amerikan, Hoti dhe Vuçiç e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre.
“Është dashur guxim i jashtëzakonshëm nga presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Hoti për të nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Ëashington për ta finalizuar këtë angazhim. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt. Është vërtetë ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”, është shprehur Trump.