Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, mbërritjen e një testi të ri të shpejtë për Covid-19, me një përgjigje brenda 15 minutash. ”Jam krenar që kemi zbuluar në një kohë të shkurtër testin më të përparuar në botë”, deklaroi Trump.
“Pothuaj 6,5 milionë teste të shpejta do të sigurohen këtë javë”, theksoi Brett P. Giroir, ndihmëssekretari i Shëndetësisë duke shfaqur një demonstrim të drejtpërdrejtë me një tampon. Presidenti shtoi se “jemi në rrugën e duhur për të shpërndarë vaksinën në një kohë rekord” kundër koronavirusit”.