PSG humbi ndeshjen e parë hapëse kundër Lens me rezultatin 1-0. Kampionët nuk kishin në dispozicion 70% të formacionit, pasi 7 lojtarë ishin të prekur nga COVID-19. Takimi kundër Marseilles do të tregojë një ekip tje tër, pasi PSG do të ketë në dispozicion 4 titullarë.
Numri një i stolit ka konfirmuar se Neymar, Di Maria, Paredes dhe Navas do të jenë të gatshëm për sfidën e së dielës. “Neymar, Leandro Paredes, Keylor Navas dhe Angel Di Maria janë kthyer me grupin. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse kanë vetëm 48 orë me ekipin.
“Ata mbaruan stërvitjen e së shtunës dhe të dielën kemi stërvitje taktike. Ne do të shohim nëse janë gati për të luajtur, por ata duan të luajnë dhe kjo është e qartë”, – tha Tuchel për titullarët e tij. Ai nuk ka ndërmend që t’i lërë pushim, pasi paraqitja ndaj Lens ishte shumë zhgënjyese.