Mbyllja e kufijve këtë vit i shtyu njerëzit të eksplorojnë edhe malet. turizmi malor mori një hov në veri të vendit me kërkesa të shumta për luginën e shalës dhe shtegun Theth – Valbonë Ndryshe nga vitet e tjera kur më së shumti në këto zona shihje të huaj, këtë vit grupe të rinjsh nga i gjithë vendi përshkojnë 18 km e këtij shtegu duke fituar një eksperiencë të re.

“Jam nga Holanda. Po shkoj në Theth. Është një shteg i vështirë por ia vlen. Na pëlqen shumë këtu.” Pas ecjes më këmbë ne 1806 metër mbi nivelin e detit të shfaqet madhështore Lugina e Valbonës dhe e Thethit. Panorama ofron dhe majën e Jezercës, 2695 m mbi nivelin e detin. Guidat turistike tregojnë se këtë vit interesi ka qenë i jashtëzakonshëm Ky frekuentim i madh vë në rrezik dhe mjedisin pasi vizitorët shpesh lënë mbetje pas duke bërë që kjo perlë e natyrës të mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit për tu ruajtur.