Kompania e njohur AstraZeneca ka njoftuar se kanë rifilluar provat klinike të vaksinës së anti-COVID në Britani, pas ndalesës që u bë pasi një vullnetar pati reaksion të rëndë anësor. Gjiganti farmaceutik shpjegoi se tashmë ishte autorizuar të rifillonte provën e vaksinës nga të gjithë organet rregullatore britanike.
Pezullimi i vijimit të testimit të vaksinës pas problemeve që shfaqi tek një paciente, u quajt krej normale nga drejtori i përgjithshëm i kompanisë, i cili theksoi se zhurmën më të madhe e bëri media. Vaksina e kompanisë AstraZeneca konsiderohet si një nga më premtueset në botë, e cila ende vlerësohet se mund të realizohet në fund të këtij viti ose në fillim të viti 2021./Javanews