Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij ishte nervoze në ballafaqim me Leicester Cityn si dhe ka vënë në dyshim mentalitetin e ekipit të ti pas humbjes me rezultat 5-2 të dielën. Skuadra e Guardiolas pati një start perfekt duke gjetur golin e avantazhin pas vetëm katër minutave lojë përmes Ryad Mahrez, por nga ky moment e tutje gjithçka shkoi në rrugën e gabuar.
“Ata u mbrojtën shumë dhe ne duke mos arritur të krijonim shanse, u nervozuam shumë.”, tha Guardiola për faqen zyrtare të klubit.“Ata nuk deshën të luanin, kërkonin vetëm kundërsulme. Ne e dimë që Vardy vrapon shumë dhe duhet ta kontrollosh atë, por nga momenti kur filluam të bëhemi nervoz, e kemi parë që nuk po bëmë mirë”.
“Unë nuk do të dorëzohem, Do të provojë të gjejë zgjidhje. Do të jetë e vështirë, e pranojë këtë, është vetëm ndeshja e dytë e Premier Ligës”, tha në fund Guardiola.