Ministria e Jashtme gjermane paralajmëroi kundër udhëtimit në të gjithë Spanjën dhe tre rajone në Kroaci, një vendim që vjen disa orë pas përfshirjes së tyre në listën e zonave të kuqe për COVID-19 nga Qendrat vendore për Kontrollin e Sëmundjeve. “Paralajmërimi këshillon qytetarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme turistike në Spanjë dhe i zonat e njohura kroate, Sibenik-Knin, Split, si edhe ishujt Braç dhe Hvar, për shkak të niveleve të larta të infeksioneve”, thanë autoritetet.
Paralajmërimi i udhëtimit nuk përbën ndalim të udhëtimit, por synon t’u sugjerojë udhëtarëve të rishikojnë planet e tyre. Gjermania klasifikon si zona me rrezik të lartë vendet ose rajonet me më shumë se 50 raste të reja infektimi për 100 000 banorë, brenda një periudhe shtatëditore.
Klasifikimi i një vendi si zonë rr eziku do të thotë se personat që kthehen nga pushimet e tyre janë të detyruar të testohen për virusin dhe të qëndrojnë në shtëpi në karantinë derisa rezultatet e tyre të bëhen të disponueshme.