Të gjithë e njohim një që e di më mirë, që është më i mençuri dhe që nuk ndryshon kurrë mendim. Ndonjëherë është një sfidë e vërtetë të flasësh me dikë të tillë, herë të tjera është një lodhje nervash, megjithatë ky artikull do t’ iu ndihmojë që të mos e merrni personale kokëfortësinë e tyre. Në fund të fundit kanë dashur yjet që këta persona të jenë kështu.
Demi Të parët që kryesojnë listën e kokëfortëve janë personat e lindur në shenjën e Demit. Është e vështirë të bëni kompromis me të, pasi jo vetëm që s’do të nxirrni gjë në dritë, por ka shumë gjasa ta bëni nervoz/nervoze. Këmbëngulja e tyre mund të jetë aq intensive dhe nuk do të ndalen derisa të pranoni se kanë të drejtë.
Luani Do të ishte çudi e madhe po të mos gjenim Luanin në këtë klasifikim, pasi është me të vërtetë një kokëfortë i lindur. Për të është shumë e rëndësishme të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të merren për bazë mendimet dhe qëndrimet e tij. Nëse e kupton se ju nuk jeni duke e marrë seriozisht, mund bëjë gjithçka që t’ju bindë se ajo që po thotë është e vërtetë.
Akrepi Nëse keni një familjar, mik/mike apo partner që i përket kësaj shenje, nuk mund të mos e vini re kokëfortësinë e tij. Për Akrepin mendimi i të tjerëve vlen një xhufkë dhe vetëm ai, ajo ka të drejtë. Akrepi e di mjaft mirë se nuk mund të shkëlqejë në gjithçka, por kjo nuk e pengon të shfaqë gjithë kohës fodullëkun e tij.