E infektuar nga koronavirusi ka rezultuar dhe Marina Berlusconi vajza më e madhe e liderit të Forza Italia, i infektuar pak ditë më parë në Covid-19.
Të infektuar janë dhe dy fëmijët e tjerë të tij, Luigi e Barbara të cilët ish kryeministri italian i ka me ish gruan e tij të dytë.
Për të katërtën ditë radhazi Silvio Berlusconi vazhdon të kurohet në spitalin San Raffaello të Milanos nga një pneunomi në të dy krahët rrjedhë e infektimit nga virusi.
Raporti ditor i mjekut të tij personal Alberto Zangrillo thotë se lideri i Forza Italias ka kaluar një natë të qetë dhe pse kuadri klinik mbetet delikat duke pasur parasysh moshën mbi 84-vjeçare e patologji të shkuara në shëndetin e Silvio Berluconit.
Ndërsa tre fëmijët e tij të infektuar nga Covid 19, Marina, Barbara e Luigi janë asimpotmatik e në gjendje të mirë shëndetësore.