Zero tatim fitimi për biznesin e vogël (deri 14 mln lekë të reja xhiro) dhe zero tvsh deri në 10 mln lekë të reja xhiro! Është ky vendimi i fundit i marrë nga qeveria. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.
“Sot me vendim të Kuvendit të Shqipërisë bizneset e vogla të cilat kryejnë një xhiro deri në 14 mln nuk paguajnë tatim fitimi, ndërsa bizne3set me xhiro deri në 10 mln nuk paguajnë sa TVSH zero. Këtë mbështetje biznesi i vogël në vend e ka si I vetmi komunitet në të gjithë rajonin.
Në vitin 2013 paguanin 10% taksë si tatim fitimi dhe zhvillonin aktivitet rreth 60 mijë tatimpagues me xhiro deri në 8 mln lekë, dhe paguan edhe një tatim tjetër për pushtetin vendor që më pas në periudhën tonë fillojë të zhbëjnë deri sa vijmë në këtë moment historik për biznesin e vogël.
Shteti I ka marrë biznesit të vogël nga 2006-2013 19 mld lekë tatim 5.3 mld lekë për shtetin nga viti 2014-2019Kjo është një fakt se si qeveria mbështet biznesin e vogël. Aktualisht sot 93 743 biznese osed 77% e nr total që paguajnë 0 tatim mbi fitimin janë më pas 14% që paguajnë 5% tatim dhe të dyja së bashku nga ky moment e kanë zero tatimin. 450 mijë të punësuar në 2012 sot në regjistrin e fundit të 20119 kishim 55% më shumë të punësuar që paguajnë dhe marrim mbrapsht kontribute. Sot jemi në kushtet kur me shumë frymëmarrje mund të tregojmë shifrat dhe nuk kemi lënë askënd mbrapa, asnjë punonjës të regjistruar në biznesin e vogël, që i mbështetëm me 7 miliardë lekë dhe pagën direkte prej 40 mijë lekë mbi 172 mijë të punësuar”, tha Rama.