Butrint Imeri në bashkëpunim me Nora Istrefin publikoi këngën më të re “Dy zemra”. Ky projekt muzikor mes dy artistëve rezultoi mjaft i suksesshëm, aq sa arriti 1 milion shikime brenda 24 orëve në “Youtube”. Si gjithmonë Nora shkëlqeu në këtë videoklip të ri, por edhe Butrinti nuk mbetej mbrapa. Gjatë klipit ai u shfaq me tre veshje të ndryshme, në të cilat mbizotëronte ngjyra rozë. Këngëtari ka zgjedhur të vishet me markat më të njohura si: Balenciaga, Dior, Jordan, Prada etj.
Duke pasur parasysh sa shumë kushtojnë këto marka ndërkombëtare, merret me mend se sa arrijnë shpenzimet. Megjithatë nuk e prisnim që Butrinti të harxhonte një shumë aq marramendëse për veshjet e tij. Faqja e Instagramit “shqipcloset” ka zbuluar se në total këngëtari ka shpenzuar 2.598 paund për veshjet e tij. Kujtojmë se ditët e fundit Imeri ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak se ai u shfaq me një vajzë misterioze në Paris. Më pas u zbulua se vajza që e shoqëronte ishte modelja Evy Viero, me të cilën u përfol për një histori dashurie kohë më parë.