Interi ka arritur marrëveshje me Arturo Vidalin, i cili është duke punuar për ta shkëputur ujdinë me Barcelonën, në mënyrë që të kalojë në Meazza si lojtar i lirë. Përfaqësuesit e mesfushorit kilian janë duke bërë përpjekje për t’ia ndërprerë atij kontratën me gjigantin spanjoll, para se t’i bashkohet zikaltërve në Serie A.

Mediat italiane raportojnë se Vidal ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Interin, me mundësi për ta zgjatur atë për edhe një vit. Ai pritet t’i fitojë 6 milionë euro në vit në Inter dhe trajneri Antonio Conte shpreson se do ta ketë 33-vjeçarin në dispozicion sapo Interi t’i rinisë stërvitjet më 7 shtator. Vidal dhe Conte kanë punuar së bashku edhe në Juventus.