Ndoshta shumica prej jush i kanë lexuar artikujt e fundit për pacientët të cilët u rikuperuan nga Covid-19 për t’u infektuar përsëri me SARS-CoV-2, me sa duket nga një “lloj tjetër” i virusit. Në fund të gushtit u raportua gjerësisht për rastin e parë “të dokumentuar” ose “të konfirmuar” në botë të ri-infektimit me SARS-CoV-2: një burrë nga Hong Kong, i diagnostikuar në mars, ishte infektuar “një virus të ri” që qarkullon në Europën Perëndimore këtë verë . Të nesërmen, u hap lajmi se dy njerëz në Evropë gjithashtu duket se ishin ri-infektuar. Në fakt, raste të izoluara të ri-infektimit ndodhin edhe me viruse të tjerë. Ky fakt nuk është domosdoshmërisht alarmant. Ri-infektimi zakonisht na tregon diçka vetëm për mënyrën se si funksionon sistemi imunitar i njeriut, por se virusi mund të këtë pësuar ndryshime të mëdha gjenetike. Ky duket të jetë pikërisht rasti i Covid-19.
Viruset pësojnë ndryshime dhe shumica e këtyre ndryshimeve janë të dëmshme për virusin apo edhe fa tale, sipas disa studimeve. Por pyetja e ekspertëve ka qënë nëse virusi është bërë më virulente ose më infektiv sesa ishte kur u zbulua për herë të parë në Wuhan? Studimet e fundit sugjerojnë që jo, por forma mbizotëruese e Covid-19 për mometin është 10 herë më ngjitës sesa ai që u shfaq në fillim të këtij viti.
Ashtu si viruset që shkaktojnë grip ose fruth, SARS-CoV-2 ka një kod gjenetik të përbërë nga ARN. Por ARN është shumë e paqëndrueshme dhe meqenëse SARS-CoV-2 na infekton duke përdorur qelizat e trupit tonë për të replikuar veten, sa herë që kopjohet gjenoma e tij, një gabim mund të depërtojë. Shumica e mutacioneve zhduken vetë, qoftë rastësisht dhe vetëm një pjesë e vogël përfundon duke u përhapur gjerësisht ose duke zgjatur.
Sipas një studimi ndërkombëtar që ndjek evolucionin e SARS-CoV-2 në kohë reale dhe burimeve të tjera, po zbulohen mesatarisht rreth dy mutacione të reja të Covid-19 në muaj, që do të thotë se format e virusit që qarkullojnë sot janë rreth 15 mutacione por disi ndryshme nga versioni i parë i gjurmuar në shpë rthimin në Wuhan. Shkencëtarët thonë se format e ndryshme të SARS-CoV-2 janë deri diku të ngjashme, kështu që është më mirë t’i quash “variante”.
Ritmi i ngadaltë i mutacionit të koronavirusit është një lajm i mirë për ne: Një virus që evoluoi më shpejt do të kishte një shans më të madh të tejkalonte çdo vaksinë ose ilaç të prodhuar për ta ka shkatërruar. Një tjetër lajm i mirë është se SARS-CoV-2 po bëhet më pak vdekjeprurës sesa ishte në valën e parë të shpë rthimit në mars. Një studim paraprak i kohëve të fundit nga Imperial College në Londër, i cili analizoi 25,000 sekuencat të gjenomit të SARS-CoV-2 të mbledhura në Mbretërinë e Bashkuar, zbuluan se një mutacion i veçantë në virus, i njohur si D614G, kishte ulur vdekshmërinë te pacientët.
Skenari më optimist sipas ekspertëve është që Covid-19 të kthehet dalëngadalë në formën e një gripi sezonal, duke u bërë gjithnjë e më pak vdekjeprurës. Mutacioni D614G, i cili ndoshta fillimisht u krijua në Kinë, së pari u duk të bëhej gjithnjë e më i shpeshtë në shpërthimin në Italinë Veriore në shkurt. Mutacioni D614G është më pak infektiv por më vdekjeprurës në krahasim më 15 variantet e tjera. Por ai po zëvendësohet nga forma G614 e virusit, duket se është më i përhapuri në të gjithë botën dhe është bërë varianti dominues. Deri në qershor, G614 e kishte zëvendësuar variantin D pothuajse kudo në botë.
Ky variant mendohet të jetë 10 herë më ngjitës sesa versioni i parë i zbuluar në Ëuhan, por nuk e su lmon ashpër organizmin e njeriut, madje në pjesë e mirë e të infektuarve përjetojnë simptoma të lehta të një gripi të zakonshëm. Epidemiologu amerikan Nathan Grubaugh thotë se varianti G614 mund të shpjegojë edhe fuqizimin e pandemisë përgjatë verës. Grubaugh raporton se ekspertët që kanë studiuar mutacionin kanë arritur në përfundimin e tyre se mutacionet e kanë bërë virusin më të transmetueshëm, por jo më shumë të rrezikshëm.
“Në grupin tonë prej 1.000 individësh të infektuar, ata që ishin prekur nga mutacionin G nuk kishin të ngjarë të përfundonin të shtruar në spital ose në kujdes intensiv”, thotë De Silva. Andre Rambaut, një profesor i evolucionit molekular në Universitetin e Edinburgut, thekson se forma G ishte tashmë mbizotëruese në Europë, duke u bërë kështu shkaku për vde kshmërinë më të ulët që është vërejtur muajt e fundit.(SI)