Personi i cili i dha fund jetës tek ish-Sanatoriumi, siç njihet ndryshe spitali Covid-2, është vjehrri i ish-deputetit Gjetan Gjetani. Ish-deputeti socialist, ka komentuar ngjarjen e rëndë, pasi vjehrri i tij Hasan Mira, u vetëflijua duke u vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

I kontaktuar nga ABC News, Gjetan Gjetani tha se do të flasë në një moment të dytë për ngjarjen dhe sqaroi se vjehrri i tij kishte shfaqur probleme psikologjike ditën e sotme. Do flas në një moment të dytë për ngjarjen. Problemet psikologjike i shfaqi ditën e sotme”, mësohet të ketë thënë Gjetani.

Vjehrri i Gjetanit, Hasan Mira nga Klosi u vetëfli jua mbrëmjen e së mërkurës. Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit.