Ekuinoksi i vjeshtës ndodh më 22 shtator, që teknikisht shënon datën kur orët e ditës dhe natës janë saktësisht të njëjta. Që prej 22 shtatorit e në vijim, netët do të jenë më të gjata. Sipas astrologjisë, ekuinoksi i vjeshtës është një mundësi e mirë për t’u çliruar pak. Ai ndodh kur Dielli hyn në Peshore, shenjë që tregon se ka ndryshime tek marrëdhëniet. Është koha perfekte për të gjetur ekuilibrin e tyre.

Mërkuri, planeti i komunikimit, është gjithashtu pranë Diellit duke nxitur komunikimin me njerëzit e veçantë dhe të rëndësishëm. Saturni nga ana tjetër mund t’ju bëjë më diplomatikë në bisedimet me të tjerët. Në të njëjtën kohë, Hëna është tek Peshqit duke theksuar anën tuaj artistike.

Do të ndjeni një nevojë për të shpëtuar njëherë e mirë nga stresi i jetës së përditshme; ndoshta do të merreni me yoga ose do të shkoni në një festival muzikor.