Qyteti kinez i Wuhanit, vendi i parë ku u zbulua koronavirusi në dhjetor 2019, priti sot fluturimin e parë ndërkombëtar që prej janarit, kur aeroporti u mbyll për shkak të COVID-19. Kina reduktoi në mënyrë dra stike linjat ajrore me pjesën tjetër të botës për të kufizuar mbërritjen e të sëmurëve me COVID-19 që përbënin rrezik potencial për rikthimin e epidemisë në vend. Vendi që prej asaj kohe e ka frenuar Covid-19 në sajë të masave kufizuese, karantinës, depistimit, ndjekjes së rasteve dhe kontakteve dhe mbajtjes së mas kave.
“Një avion i kompanisë koreano-jugore me çmime të ulëta “T’way” mbërriti të mërkurën në aeroportin ndërkombëtar Tianhe të Wuhanit me 60 pasagjerë në bord”, theksoi televizioni publik CCTV. Imazhet e publikuara nga stacioni televiziv tregojnë udhëtarët me ma ska si dhe oficerë policie me kostume të plota mbrojtëse që kontrollonin pasaportat.
Rreth 3 900 persona kanë humbur zyrarisht jetën nga Covid-19 në Wuhan, më shumë se 80% nga 4 634 të vd ekur të regjistruar nga Kina në territorin e saj. Qyteti u vendos në karantinë për më shumë se dy muaj duke filluar nga 23 janari. Bashkia e qytetit më pas organizoi depistimin e 11 milionë banorëve.