Ditën e sotme, këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bë nostalgjike për të kaluarën dhe ndau në rrjete sociale disa imazhe të vjetra të sajat. Fotot e publikuara ishin të shkrepura gjatë pjesëmarrjes së saj tek “Gjeniu i Vogël”, i cili ishte hapi i parë i këngëtares drejt muzikës. Me fotot e ëmbla në moshë të vogël, Xhensila vërtetoi edhe njëherë se e bija, Ajka, është kopje e saj dhe s’ka aspak lidhje në pamje me Besin.

Mirëpo, këto foto të vjetra e kanë bërë Xhensilën të reagojë edhe në lidhje me zërat që flasin lart e poshtë për të dhe përpiqen të “vjellin” mbi imazhin e saj. Siç tregon në shkrimin e gjatë, fytyra dhe trupi i Xhensilës kanë mbetur të njëjta si në këto foto kur ishte ende fëmijë, pavarësisht gojëve të liga që flasin të kundërtën.

“Jeta është e bukur dhe kur them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë. Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë… Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë.

Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet. Mund të shkruaj më shumë por në fund të ditës, unë mbi të gjitha flas me ata që më njohin pa bërë fjalime: me Zotin dhe me njerëzit që më duan. Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij momenti dhe të ndaj me fansat e mi mallin për t’ju kthyer skenës sapo muzikës t’i jepet sërish hapësirë. ♥️ #gjeniuivogel”- ka shkruar këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

Jeta është e bukur dhe kur them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë. Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë… Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time. Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë. Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet. Mund të shkruaj më shumë por në fund të ditës, unë mbi të gjitha flas me ata që më njohin pa bërë fjalime: me Zotin dhe me njerëzit që më duan. Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij momenti dhe të ndaj me fansat e mi mallin për t’ju kthyer skenës sapo muzikës t’i jepet sërish hapësirë. ♥️ #gjeniuivogel

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on