Sulmuesi i talentuar i Real Madridit, Brahim Diaz, ka mbërritur në Milano për t’i kryer testet e zakonshme mjekësore, para se t’i bashkohet Milanit. I riu spanjoll zbarkoi në Itali të mërkurën në mbrëmje dhe sot do t’i bëjë testet e kërkuara mjekësore, para se të nënshkruajë marrëveshje huazimi me kuqezinjtë.

Mediat italiane shkruajnë se Diaz do ta bartë fanellën me numrin 21, të cilën e veshi Zlatan Ibrahimovic sezonin e kaluar.Real Madridi u pajtua ta lërë Diazin të luajë për Milanin një sezon. Ai nuk ka vend në skuadrën e Zinedine Zidane, i cili i ka kërkuar të fitojë përvojë duke luajtur diku tjetër.